Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se sonte në mesnatë nga ora 00:10, nga pika kufitare Morinë deri në Bajgorë do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim, të cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m.
Sonte në mesnatë, 6 makineri të rënda do të shoqërohen nga policia nga Vërmica për në Prishtinë

Sipas ministrisë, përcjellja e tyre do të bëhet nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë).
“Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse. Lusim pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në ketë periudhë kohore të zhvillimit te transportit te jashtëzakonshëm në këtë itinerar dhe ti gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona te gjata. Kërkojmë mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

