Komuna e Prizrenit ka përkujtuar se sonte (18 korrik 2024), duke filluar nga ora 19:30 në objektin e shkollës fillore në Korishë, do të mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 me banorët e fshatrave Korishë, Malësi e Re, Lubizhdë, Skorrobisht dhe Gërnqar, si dhe fshatrave përreth.
Njoftimi i plotë:
“Njoftim për banorët e fshatrave Korishë, Malësi e Re, Lubizhdë, Skorrobisht dhe Gërnqar si dhe fshatrave përreth për organizimin e dëgjimit buxhetor për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025.
Data: 18 korrik 2024
Vendi: Objekti i shkollës fillore – Korishë
Ora: 19:30
Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegëza:
Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: halil.lika@rks-gov.net dhe haziz.krasniqi@rks-gov.net .“, thuhet në njoftimin e komunës./TVPrizreni/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.