Përfaqësuesja e Kosovës sonte në Budapest luan ndaj Bjellorusisë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Kosova në duel me bjellorusët vjen pas barazimit kundër Rumanisë në Prishtinë, ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë dhe ishte barazimi i tretë në tri ndeshjet e para të këtij cikli garues për Evropianin ‘Gjermani 2024’.
Futbollistët e Kosovës mbrëmë në tokën hungareze kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit të sotëm ndaj bjellorusëve, stërvitje në të cilën nuk ishte i pranishëm Milot Rashica, i cili është në dyshim nëse do të luajë sonte për shkak të një lëndimi të pësuar pak ditë më parë.





