LAJME

Sonte kthehet në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Sonte kthehet në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2024, 15:12

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhillëkun në vendet e shenjta.

Në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

“Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhillëkun dhe të kthehen shëndoshë e mirë në familjet e tyre! Për detaje të tjera, familjarët e interesuar mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika