Në emisionin ‘Rubikon’ në Klan Kosova janë prezantuar të dhënat më të fundit të matjeve të opinionit publik.
Në pyetjen “Sa për qind të votave do t’i merrnin partitë politike nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot?”, sipas sondazhit të kryer nga Instituti “PIPOS”, i prezantuar në ‘Rubikon’, 35.5 për qind e qytetarëve do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.





