LAJME

SMS mashtruese në emër të Postës së Kosovës, Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Përmbajnë linqe mashtruese

SMS mashtruese në emër të Postës së Kosovës, Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Përmbajnë linqe mashtruese
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Dhjetor 2025, 12:20

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, duke paralajmëruar për një fushatë mashtruese (phishing) që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS.

Sipas Policisë, qytetarët po pranojnë mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga Posta e Kosovës dhe që përmbajnë linqe mashtruese.

Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi i qytetarëve për të siguruar të dhëna personale dhe informacione të kartelave bankare, me synim keqpërdorimin financiar.

“Policia e Kosovës thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe se faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në këtë drejtim, Policia u bën thirrje qytetarëve:

  • të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
  • të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
  • të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
  • të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese;
  • dhe, në rast se kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, të raportojnë menjëherë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës, si dhe ta paraqesin rastin në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika