Këshilli Drejtues i shkollës “Flamuri i Arbrit” në Suharekë, më 29 gusht, vendosi që mësuesja Remzie Lezi të mos punojë më aty, për shkak të shamisë, mirëpo ky vendim siç duhet nuk është marrë parasysh nga vetë Lezi, pasi ajo prej të hënës ka dalë në punë, shkruan Express.
Në një vendim datës 29 gusht të shkollës “Flamuri i Arbrit” thuhet se “në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shkollës të mbajtur më 26.02.2022, bordi vendosi që duke u mbështetur në UA.nr.03|2016, neni 3, pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që, nuk i lejohet arsimtares së matematikës, Remzie Lezi, të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë më uniformë fetare”.
Mirëpo, mësuesja Lezi, që nga e hëna po vazhdon punën e saj.





