LAJME

Smajl Latifi për Doracakun për edukimin seksual: Shkollat tona nuk janë studio pornografike

Smajl Latifi për Doracakun për edukimin seksual: Shkollat tona nuk janë studio pornografike
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2024, 11:14

I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar Doracakun e Ministrisë së Arsimit për edukimin seksual.

Sipas tij, me këtë doracak po bëhet degjenerim dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve.

“Shkollat tona nuk janë studio pornografike, por janë institucione edukativo-arsimore, të cilat me gjak, me mund e me djersë i kemi ngritur, i kemi përparuar dhe i kemi strukturuar.

Andaj, mjaft më me antivlera, sepse nuk do të lejojmë të luani me ndjenjat dhe virtytet tona më të larta, nuk do t’ju lejojmë të na shkatërroni identitetin tonë dhe vlerat tona shoqërore, edukative, familjare dhe kulturore”!, ka shkruar Latifi në lëshimin e tij në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika