- Reklama -

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Janë transmetuar momentet e arrestimit të një personi të dyshuar për fajde në Prizren. Ai është arrestuar në flagrancë në momentet kur po merrte nga viktima një shumë të parave, e cila dyshohet se ishte dhënë me fajde.

Emisioni “KallxoPernime” ka sjellë të gjitha veprimet që janë ndërmarrë nga Prokuroria e Prizrenit për ta hetuar ngjarjen dhe për t’i arrestuar të dyshuarit.

- Reklama -

Për shkak të gjendjes financiare, një burrë rreth të 40-ave ishte detyruar t’i marrë hua 2000 euro. Më vonë burri nga Prizreni e kishte kuptuar që paratë që i kishte huazuar ishin me fajde.

Rreth muajit tetor të vitit 2024, ai denonconi në Prokurorinë e Prizrenit një skemë të fajdeve.

I mbuluar nga borxhet dhe tentativat për ta detyruar edhe më tutje për të paguar kamata, ai vendosi të ndajë rrëfimin e tij me prokurorët e krimeve të rënda.

Deklarata e dhënë nga viktima nxiti krijimin e një grupi hetimor për ngjarjen, teksa kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, mblodhi në takim hetues të krimeve ekonomike.

Atnor Skoro, prokurori i cili vihet në krye të hetimit kompleks, solli detaje nga operacioni që rezultoi më tre persona të arrestuar.

“Personi që mori para me fajde fillimisht e ka hapur një biznes, por pasi që nuk i ka shkuar mirë dhe për shkak të gjendjes së rëndë financiare është detyruar të marrë para që fillimisht ka menduar se janë borxh e pastaj e ka kuptuar se janë para me fajde. Viktima kur ka ardhur këtu, ka paraqitur rastin dhe ka deklaruar lidhur me rastin e fajdesë. Me 10-15% kamatë me fajde, fillimisht ka marrë 1000 euro, më vonë ka marrë edhe 1000 euro tjera, duke u bërë kështu 2000 euro. Kamatat kanë qenë fillimisht mujore 500 euro, pastaj javore po ashtu 500 euro dhe kanë filluar pastaj me 500 euro ditore. Ku kamata ka arritur në shumë prej 20 mijë euro”, deklaroi Skoro.

Viktima ishte kanosur në mënyra të ndryshme duke u detyruar t’i paguante këstet e fajdesë.

“Duke e kanosur në mënyra të ndryshme duke dërguar njerëz për ta bindur viktimën qe t’i paguajë paratë me fajde dhe ne momentin që viktima nuk ka arritur t’i sigurojë të hollat qw kanë kërkuar të dyshuarit është paraqitur në Prokurori për të kërkuar mbrojtje. Lidhur me këtë rast edhe anëtarët e familjes i ka të shqetësuar, gruaja dhe fëmijët dhe për atë është detyruar ta paraqesë rastin duke kërkuar mbrojtje dhe siguri nga institucionet shtetërore, respektivisht Prokuroria”,  shtoi më tej prokurori Atnor Skoro.

Burri nga Prizreni, rrëfen grupin dhe njerëzit që janë të përfshirë në skemën e fajdeve. Dëshmia e tij siguron dyshime të mjaftueshme për një skemë të sofistikuar të fajdeve.

Grupi vlerësohet me rrezikshmëri të lartë dhe Policia e Kosovës fillimisht mori masa ta sigurojë viktimën e më pas edhe të sigurohen provat.

Hetuesit dhe Prokuroria hartuan planin mbi të cilin do të organizohet procesi i dorëzimit të parave dhe arrestimi i personave të dyshuar. Këto pamje ekskluzive i solli emisioni “KallxoPernime” më 22.02.2025.

“Para arrestimit, personat kanë kërkuar shumën prej 5,000 euro lidhur me rastin e kamatës me fajde dhe pasi kemi siguruar të hollat nga fondi i Policisë, në ditën kritike kur është bërë takimi i viktimës me të dyshuarit ia kemi dhënë 5,000 euro dhe në momentin kur janë bërë kontrollet të të dyshuarit janë gjetur 5000 euro që janë marrë me fajde. Kjo është shumë e rëndësishme sepse këto para janë provë materiale kryesore që e vërteton se të dyshuarit kanë kërkuar para me fajde dhe kjo e vërteton që viktima i ka dhënë ato para”, sqaroi mes tjerash Atnor Skoro, prokurori që ishte në krye të operacionit.

Personi i parë i dyshuar për fajde ishte arrestuar në orën e parë të operacionit të Prokurorisë së Prizrenit bashkë me Krimet ekonomike.

Ai dyshohet se është pjesë e grupit që ofronin para me fajde me kamatë mujore deri në 25% të vlerës. Tek i dyshuari janë gjetur edhe një shumë e parave të cilat janë marrë nga viktima.

Gjatë këtij operacioni, u arrestuan edhe dy persona të tjerë nën dyshimin se janë pjesë e një grupi që ofron para me fajde në rajonin e Prizrenit.

Tek ta janë gjetur paratë të cilat ishin marrë nga viktima dhe prova të tjera. Gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarave janë sekuestruar para dhe vetura.

Prokuroria ka në dorë prova të cilat do të përdoren për procesin gjyqësor, i cili pritet të nisë ndaj të dyshuarve. /Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort