Ndeshja futbollistike Rumani-Kosovë është ndërprerë pak minuta pas fillimit të saj, për shkak të shpalosjes së banerit “Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë.
Si rezultat i situatës së krijuar, në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagimet e shumta duke përfshirë këtu edhe politikanët.
Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar në platformën “X”, duke thënë se këto skena janë ta papranueshme.
Unacceptable scenes in #Bucharest. Romanian fans provoke the Kosovo national team with a Serbian propaganda banner. This is scandalous! #Kosovo is independent, and politics has nothing to do with sports! pic.twitter.com/hbPtcW2z2c
“Skena të papranueshme në Bukuresht. Tifozët rumunë provokojnë kombëtaren e Kosovës me një pankartë propagandistike serbe. Kjo është skandaloze! Kosova është e pavarur, dhe politika nuk ka lidhje me sportin”, ka shkruar Pacolli.
Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me këtë sjellje të tifozëve rumunë.
“S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë! Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, ka shkruar Krasniqi në një reagim në “Facebook”.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Ai ka shtuar se Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty.
“Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, ka shkruar Krasniqi.
Reagim ka pasur edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili ka thënë se kjo është turp për sportin.
“Kjo nuk ka lidhje me sportin, kjo është turp për sportin. Tre pikë janë më e pakta si kompensim moral ndaj dëmit që tifozeria rumene, pro serbe, i shkaktoi imazhit dhe reputacionit të ekipit së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.