LAJME

Skandal në Gjermani – Nuk mjaftuan dy nokautime, Armend Xhoxhajt i mohohet fitorja, meçi mbyllet në barazim

Skandal në Gjermani – Nuk mjaftuan dy nokautime, Armend Xhoxhajt i mohohet fitorja, meçi mbyllet në barazim
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2026, 13:43

Një nga meçet më të diskutueshme të mbrëmjes u zhvillua mbrëmë në, Magdeburg të Gjermanis, ku boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, sërsih tregoi zemër, guxim dhe dominim në ring.

Gjatë gjithë meçit të vlefshëm për xherdanin ” WBO”, Xhoxhaj ishte më aktiv se rivali i tij, gjermani Roman Fresse, të vlefshme për xhardanin WBO, më agresiv dhe la përshtypjen e një boksieri që kishte bërë mjaftueshëm për të siguruar fitoren. Megjithatë, në fund të takimit erdhi një vendim që habiti shumë tifozë dhe ndjekës të boksit.

Gjyqtarët vendosën që meçi të mbyllej në barazim, një rezultat që ka shkaktuar reagime të shumta dhe pakënaqësi te publiku shqiptar dhe gjerman.Pamjet pas përfundimit të meçit flasin më shumë se çdo koment: në njërën anë shihet kundërshtari me kokën ulur, ndërsa në anën tjetër Armend Xhoxhaj ngre duart lart, i bindur se kishte fituar duelin.

Për shumë tifozë, kjo fotografi është dëshmia më e mirë e asaj që ndodhi në ring.Shumë sportdashës besojnë se Xhoxhajt iu mohua një fitore e merituar dhe se rezultati nuk pasqyroi atë që u pa gjatë zhvillimit të meçit. Pavarësisht vendimit zyrtar, Armend Xhoxhaj doli nga ringu me kokën lart dhe me respektin e publikut që e mbështeti nga fillimi deri në fund. Ndryshe, para dy vitesh, boksieri shqiptar e kishte fituar meçin ndaj kundërshtarit të njëjtë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika