- Reklama -

“S’ka qeveri të opozitës”, LDK-ja dhe PDK-ja thonë se nuk e marrin mandatin

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, si dy partitë më të mëdha pas Vetëvendosjes, kanë bërë të qartë se nuk do të ndërmarrin hapa për të formuar një qeveri të re në rast se mandatari aktual, Albin Kurti, dështon në krijimin e shumicës parlamentare të dielën.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin Debat Plus e përshkroi situatën aktuale si një proces ku shumica nuk është e qartë dhe ku përpjekjet për të formuar qeveri alternative janë të pamundura.

- Reklama -

“Të dielën do të kemi një shfaqje teatrale. Nën një narracion votojeni ‘Rambo III’ për të mirën e Kosovës. E në anën tjetër një dështim i afateve kushtetuese për raundin e parë. Që na sjellë në të drejtën e dikujt tjetër, përfshi edhe të parin por pa Albin Kurtin, sepse mandatari i parë digjet që të bëjë një shumicë. Që është në diskrecion të presidentes Vjosa Osmani. Ajo mund të na ftojë në tavolinë, ose të na dëgjojë publikisht. Le të na dëgjojë sonte për LDK-në që LDK-ja nuk ka shumicë, ka thënë prej ditës së parë nuk ka shumicë”, tha ai.

Ndërkohë, nënkryetarja e PDK-së dhe deputetja Vlora Çitaku në një intervistë për emisionin Frontal, bëri të ditur se krijimi i një qeverie nga opozita nuk është opsion aktual dhe se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Ajo tha se menjëherë pas shpalljes së rezultateve të 9 shkurtit, PDK-ja kishte zhvilluar takime për ndërtimin e shumicës, por mungesa e numrave kishte qenë pengesa kryesore.

“Ne kemi bërë përpjekje menjëherë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor. Kemi pasur takime me liderët për të ndërtuar shumicë parlamentare. Por në atë kohë është bërë e qartë që kemi mungesë numrash. Por tash, është bërë shumë vonë. I ka humbur kuptimi këtij Kuvendi. Që nga muaji shkurt e deri në tetor, e turpshme çfarë shfaqjesh kemi parë”.

Çitaku shtoi se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja për të rikonfirmuar vullnetin e qytetarëve, shkruan Nacionale.

“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, që të kemi rikonfirmim të vullnetit të qytetarëve.”

Deklaratat e Abdixhikut dhe Çitakut theksojnë qartë se as LDK-ja dhe as PDK-ja nuk janë të gatshme të marrin mandatin për formimin e qeverisë, duke lënë përgjegjësinë te procesi i mandatimit të presidentes dhe duke shtuar presionin për zgjedhje të reja.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe tri ditë nga kur Kurti duhet të provojë të bëhet kryeministër.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort