LAJME

S’ka plane për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Kosovë

S’ka plane për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2025, 12:33

Kosova nuk ka plan të bëj shërbim të detyrueshëm ushtarak, por në vend të kësaj do t’u jepet mundësia që gjithë qytetarët vullnetarisht të kryejnë trajnime që të bëhen pjesë e sistemit mbrojtës në FSK.

 

Kjo parashihet nga Koncepti i Mbrojtes Gjithëpërfshirëse të cilin Qeveria e Kosovës, e ka miratuar në shtator të vitit të kaluar, e që sipas ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci, është më i avancuar se sa sistemi i shërbimit të obliguar ushtarak, transmeton Zeri.info.

“Në shtator të vitit të kaluar Qeveria ka miratuar Koncepti i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse, që adreson çështjen e angazhimit të qytetarëve si pjesë e sistemit tonë mbrojtës, pra përmes tij çdo qytetari do të jepet mundësia që të trajnohet, pajisjet për të qenë i gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Kosovës, jo vetëm në operacione luftarake, por edhe të mbështetje së autoriteteve civile në mbështetje të katastrofave natyrore.

Në këtë fazë përmes Konceptit të Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse nuk adresohet çështja e shërbimit të obligueshëm, mirëpo i jepet mundësia të gjithë qytetarëve të jenë pjesë e sistemit mbrojtjes, që është një sistem edhe më i avancuar se vet shërbimi i obliguar ushtarak”, tha Maqedonci në konferencë për media. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika