Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të veteranëve të UÇK-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Edhe ditën që do ta vazhdojnë seancen i treguam se do vazhdojmë me protesta”, ka thënë Klinaku.
Sa i përket deklaratave të Kurtit për pastrimin e listave të veteranëve, Klinaku ka thënë kjo është çështje e gjykatës.
“Ai thirret në numrin e madh të veteranëve që nuk është çështje e tij por e gjykatës”, ka shtuar Klinaku.
Ndërkaq, Xhavit Jashari po nga OVL e UÇK-së ka thënë se nuk kishte gatishmëri nga ana e kryeministrit që të reflektojë.
“Ne e presim edhe përgjigjen me shkrim e propozimet, por ishim aty për t’i thënë sy më sy se keni bërë shkelje ligjore. Nuk kemi problem me Policinë e Kosovës, nuk kemi probleme me objektet se janë tona por kemi problem me ata që nuk respektojnë ligjet, me ata që janë në këto institucione. Nuk kishte gatishmëri që të reflektojë në këtë drejtim”, ka thënë Jashari.