LAJME

S’ka kuorum, Kuvendi s’e voton rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet

S’ka kuorum, Kuvendi s’e voton rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shkurt 2024, 19:48

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës s’e ka votuar rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se votimi i kësaj rezolute do të mbahet në një rast tjetër, pasi të enjten numri i deputetëve prezentë në sallë ishte i pamjaftueshëm.

Më herët, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është duke e bllokuar punën në shëndetësi, por Qeveria është duke dështuar.

Ai ka thënë se mos miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore është pikë e zezë e kësaj qeverie.

“Sot, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për një temë të jashtëzakonshme. Megjithatë, tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik. Kapitujt që i trajton kërkesa jonë ndërlidhen me aspektin e infrastrukturës ligjore të shëndetësisë, sfidat që ndërlidhen me resurset njerëzore dhe me financimin e sektorit të shëndetësisë”, ka thënë Tahiri./ksp

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika