LAJME

S’ka kuorum, Kuvendi nuk e voton Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

S’ka kuorum, Kuvendi nuk e voton Byronë për Konfiskimin e Pasurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2022, 15:39

Nuk ka pasur kuorum për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në Kuvend ishin 61 deputetë, ndërkaq kanë votuar 45 pro.

Partia Demokratike e ka quajtur këtë iniciativë joserioze, të pamatur dhe e vobektë.

Të njëjtit kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Kushtetuese, kurdo që deputetët e shumicës do ta votojnë projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ndërkaq, deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi tha se ky projektligj ka mangësi dhe se sipas saj kjo byro rrezikon mos të jetë e pavarur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika