Sizmologu Shemsi Mustafa thotë se Kosova gjendet afër zonës që ka aktivitet të lartë sizmik, prandaj nuk përjashtohen tërmetet në të ardhmen, por pritet të jenë me intensitet më të ulët sesa ato që kanë ndodhur në Kroaci, Shqipëri, Greqi, Turqi etj.
Në një bisedë për Gazetën Express, Mustafa tha se kjo zonë është goditur nga tërmete të fuqishme në tri vitet e fundit.
“Bazuar në aktivitetin seizmik që tri vite që është në zonën ku ka goditur shumë vende dhe shumë territore duke filluar nga Kroacia, Shqipëria, Greqia, Turqia, kjo zonë në të kaluarën ka gjeneru shumë termete shumë të fuqishme me mbi 7 shkallë që mund të jetë edhe në të ardhmen, mund të gjenerohen tërmete të fuqishme. Bazuar në këtë që është zonë sizmike që është kontakti i dy pllakave dhe nga presioni i madh gjeneron termete të njëpaskohëshme, por këto tri vite patëm tërmete të fuqishme e bazuar në këtë që kjo zonë është shumë aktive në aspektin sizmik, faktikisht Kosova gjendet shumë afër këtyre zonave që edhe Kosova mund t’i përgjigjet me termet por jo të intensitetit si të vendeve që i përmendëm”, tha Mustafa.





