• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, February 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Sizmologu kosovar paralajmëron ndërtuesit: Këto qytete mund të goditen nga tërmeti

tvprizreni by tvprizreni
February 22, 2021
in LAJME
0
Sizmologu kosovar paralajmëron ndërtuesit: Këto qytete mund të goditen nga tërmeti
0
SHARES
4.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se Kosova duhet të përgatitet që në të ardhmen mund të dridhet nga një tërmet deri 6.5 ballë Rihteri dhe se ndërtuesit duhet të kenë parasysh këtë kur ndërtojnë ndërtesat, duke përfillur gjitha parametrat.

Mustafa ka folur pas dridhjeve të fundit të tokës që u regjistruan në Gjilan në fundjavë.

Ai tha se tërmeti në Gjilan të shtunën ishte i intensitetit shumë të ulët dhe se nuk ka pasur arsye për shqetësim të qytetarëve.

“Por, ishte një e dhënë shtesë për ne sizmologët të Institutit Sizmologjik të Kosovës, që të dimë më saktësisht ku i kemi zonat me aktivitet sizmik më të lartë. Bazuar në të kaluarën që kjo zonë është goditur nga tërmete të fuqishme, pra dihet mirë që në vitin 1921 zona Ferizaj, Viti, Gjilan është goditur nga një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë Rihteri, më i forti që ka goditur ndonjëherë Kosovën.

Pastaj në vitin 2002, Gjilani është goditur nga tërmet 5.7 shkallë Rihteri. Tërmeti i kësaj fundjave na tregon se ajo është zonë sizmike që duhet pasur konsideratë dhe është parametër shumë i rëndësishëm për ndërtuesit në atë zonë”, ka thënë Mustafa në KTV.

Ai ka thënë se në aspektin sizmik duhet pasur parasysh dy parametra. Njëri është rreziku sizmik e tjetri risku sizmik.

“Sa i përket rrezikut sizmik besoj se gjithë qytetarët e Kosovës janë të informuar se çfarë rreziku sizmik mund të ketë Kosova, duke u bazuar në të kaluarën, në katalogun historik të tërmeteve, në hartën e rrezikut sizmike, në tektonikën, topografinë. Kosova gjendet në një zonë me aktivitet relativisht të lartë dhe kjo tregon se në të ardhmen territori i Kosovës mund të goditet nga tërmete të fuqisë së madhe, që mund të shkatërrojnë apo dëmtojnë ndërtesa, e të shkaktohen edhe viktima. Këtë parametër nuk mund ta ndryshojmë.

Bazuar në studimet e të kaluarës, por edhe në aspektin tektonik, dalin me rezultate që brenda kësaj periudhe, brenda 100 vjetëve, mund të përsëritet një tërmet që ka goditur në të kaluarën, 6.1, të përsëritet një tërmet me magnitudë maksimale 6.5 ballë Rihteri. Kështu e thonë të gjitha, edhe studimet tona edhe të Balkanit. Kosova mund të përballet me një tërmet maksimal 6.5 shkallë Rihteri në tri zonat që i kemi me aktivitet sizmik më të lartë, e që ndërtuesit duhet ta kenë parasysh”, ka thënë Mustafa.

“Zonat që kanë ngjashmëri të një tërmeti të pritshëm, si Ferizaj, Viti, Gjilan, është zona Prizren-Gjakovë, Pejë-Istog dhe zonat veriore të Kosovës, mund të godet një tërmet në të ardhmen me magnitudë deri 6.5 shkallë. E zona e Drenicës dhe apo Prishtinë – Mitrovicë mund të goditet nga një tërmet në të ardhmen me 6.0 deri 6.2 shkallë Rihteri”.

Download WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
udemy course download free
download huawei firmware
Download Nulled WordPress Themes
free download udemy paid course
Previous Post

Pas fushatës rriten rastet e reja me COVID 19, mobilizohen institucionet – a do të ketë ndryshim të masave?

Next Post

Gjermania e Franca kërkojnë që Kosova të krijojë Qeverinë sa më parë: Ne jemi gati për të mbështetur vazhdimin e dialogut

Next Post
Merkel tregon se kur do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit në Europë

Gjermania e Franca kërkojnë që Kosova të krijojë Qeverinë sa më parë: Ne jemi gati për të mbështetur vazhdimin e dialogut

Të Fundit

Sipas Hotit, hapja e arkivave është në favor të Kosovës

Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini shumë shpejt do të bëhet baba

February 4, 2023
Distria rrëmben të artën në Paris

Distria rrëmben të artën në Paris

February 4, 2023
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa rajone

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa rajone

February 4, 2023
Sami Lushtaku me shokë vizitojnë ish-presidentin Thaçi në Hagë

Sami Lushtaku me shokë vizitojnë ish-presidentin Thaçi në Hagë

February 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Sipas Hotit, hapja e arkivave është në favor të Kosovës

Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini shumë shpejt do të bëhet baba

February 4, 2023
Distria rrëmben të artën në Paris

Distria rrëmben të artën në Paris

February 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.