• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, March 25, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Sivjet pa raste të reja te braktisjes së fëmijëve, SOS fshati po punon në parandalimin e këtij fenomeni

tvprizreni by tvprizreni
October 16, 2022
in LAJME
0
Gjashtë fëmijë të braktisur këtë vit në Kosovë, kërkesat për adoptim në rritje
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve gjatë këtij viti nuk ka pasur raste të reja të pranimit të fëmijëve, ndërkohë që dy fëmijë tjerë janë marrë në adaptim. Në disa vende të Kosovës, po tentohet që të parandalohet braktisja e 700 fëmijëve, të cilët janë në rrezik që të mbesin pa përkujdesje. Ndërsa 34 fëmijë të braktisur nga prindërit, tashmë po jetojnë në një ‘familje’ më të madhe. Kështu thotë për KosovaPress udhëheqësi i Kujdesit Alternativ në SOS Fshatrat e Kosovës, Besnik Peci. Ai shton se 5000 fëmijëve dhe nënave u anë ofruar shërbime, me qëllim që të parandalojnë braktisjen.

Gjatë vitit 2022, Policia e Kosovës ka evidentuar 70 raste të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

“Bazuar në të dhënat e Sistemit Informativ te PK-së, për numrin e rasteve të raportuara nga Neni 243* Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës janë si në vijim: Gjatë vitit 2021 janë braktisur 98 fëmijë, ndërkaq gjatë periudhës janar-shtator 2022, 70 fëmijë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Udhëheqësi i Kujdesit Alternativ në SOS Fshatrat e Kosovës, Besnik Peci tregon për KosovaPress se gjatë këtij viti nuk ka pasur raste të reja të pranimit të fëmijëve.

“Në SOS Fshatrat e Fëmijëve e Kosovës aktualisht i kemi 34 fëmijë, në të cilat janë të vendosura tetë SOS familje, në të cilat ne i kemi krijuar dhe i kemi dizajnuar dhe i kemi përgatitur që ata me u rrit dhe të zhvillohen. Ndërsa, i kemi edhe 12 fëmijë të cilët aktualisht që janë pjesë e programit gjysmë-pavarësimit. Këto janë shifra aktuale, ndërsa qysh nga viti 2022 ne i kemi pasur 41 fëmijë të cilët kanë përfituar prej kujdesit afatgjatë dhe 15 fëmijë që janë pjesë e programit gjysmëpavarësimit”, thotë Peci për KosovaPress.

SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës ofrojnë programin mbështetës për të rinjtë, të cilët e arrijnë moshën e pjekurisë, moshën 18-vjeçare.

“Në rastet në të cilat kanë qenë të vendosura tek ne, por gjatë vitit 2022 kanë kaluar në procesin e adaptomit, i kemi dy raste që kanë kaluar gjatë vitit 2022. Dhe si rrjedhojë numri prej 36 ka rënë në 34 dhe aktualisht i kemi 34 fëmijë”, tregon ai.

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve, aktualisht nuk po strehohen foshnja . Mirëpo që nga viti 2001 e deri para dy vitesh, rreth 500 foshnje janë strehuar në këto objekte.

Peci në intervistën për KosovaPress tregon se janë edhe me qindra raste të reja qe po mbështeten me qëllim që të prandalohet braktisja.“Përmes programeve të tjera, kryesisht programit të fuqizimit të familjes në Prishtinë, Graqanicë, Fushë Kosovë ne i mbulojmë afërsisht 700 fëmijë të tjerë, të cilët janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. Punojmë me familjet e tyre, në atë mënyrë që të redukojmë braktisjen. Këto projekte që i përmenda janë duke bërë që disa vjet, janë duke funksionuar dhe vepruar në Kosovë. Dhe si rrjedhojë, rezultatet e kësaj prevalenca shihen për shkak se është punuar shumë në parandalim”, deklaron Peci.

Ai shprehet se për të reduktuar numrin e braktisjes së fëmijëve, vitin e kaluar kanë filluar me një projekt të ri që është njësia e “Nënës dhe Foshnjës” edhe përmes kësaj njësie.

“Afërsisht ne kemi pasur afër 5000 mijë të cilët kemi mbërritur me ju ofrua shërbime dhe t’i strehojmë këtu së bashku me nënat e tyre… Rrjedhimisht përmes programit “Mother and Child” ne kemi mbërrirë që të reduktojmë numrin e braktisjeve sepse po qe se ato gra nuk do të kishin marrë shërbimet të cilat ne i kemi ofruar, potencialisht do të ishin në rrezik ata fëmijë që të braktisen”, ka përfunduar Peci./kp/Telegrafi/

Free Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
udemy paid course free download
download redmi firmware
Download WordPress Themes
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
Previous Post

Mësimdhënës tepricë, shkak po shihet migrimi i të rinjve

Next Post

Ekspertët kërkojnë masa ndaj inflacionit: Rritja ekonomike më e ulëta në dekadën e fundit

Next Post
1 milion e 500 mijë euro për Gjykatën Komerciale këtë vit, pritet t’i ketë 20 gjyqtarë

Ekspertët kërkojnë masa ndaj inflacionit: Rritja ekonomike më e ulëta në dekadën e fundit

Të Fundit

Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Celinës

Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Celinës

March 25, 2023
Digjet një qendër tregtare në Pejë

Digjet një qendër tregtare në Pejë

March 25, 2023
Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

March 25, 2023
Zjarrfikësit duan shtesat: Qeveria selektive, protestojmë nëse s’ka vendim deri të hënën

Prizrenasi thotë se persona të panjohur ndezën zjarr dhe ia dëmtuan varrin e gruas së tij

March 25, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Celinës

Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Celinës

March 25, 2023
Digjet një qendër tregtare në Pejë

Digjet një qendër tregtare në Pejë

March 25, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.