Gjatë këtij viti, deri më tani janë raportuar mbi 100 raste të dhunës seksuale në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në një tryezë me Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundimin e Ligjit.
Patologia forenzike në IML, Bergita Curri, ka thënë se kjo shifër tregon përkushtimin e viktimave për të raportuar raste të tilla, më shumë se viteve të kaluara.
“70% e viktimave janë të mitura dhe kjo tregon se dhuna seksuale po prek fëmijët tanë, gjë që është e papranueshme. Përderisa të kemi shifra të tilla, askush nga ne nuk mund të jetë rehat. Ne, si shtet, si institucione, si prindër, si bashkëqytetarë kemi obligim t’i mbrojmë fëmijët tanë”, ka thënë ajo.





