LAJME

Situata në veri, Kurti takon sot takon liderët e opozitës

Situata në veri, Kurti takon sot takon liderët e opozitës
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2022, 06:55

Kryeministri Albin Kurti sot do t’i takojë kryetarët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Takimi i ftuar nga kryeministri do të mbahet të martën duke fillluar nga ora 8:00.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Krasniqi ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Bëhet e ditur se pjesë e takimit është edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ramush Haradinajt.

“Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, ka thënë Lulëzim Blaka nga AAK.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për situatën në veri ka ftuar institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika