Numri i vatrave aktive me zjarr në vend ka në katër, nga 50 sa ishin.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj.
“Situata me zjarre në Kosovë, ora 10.00. Numri i vatrave të zjarrit ka rënë. Aktualisht janë aktive katër vatra zjarri”.
Koqinaj bëri të ditur se në Suharekë, rajoni i Prizrenit janë dy lokacione: Vraniç dhe Bukosh, pastaj Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna” dhe në Janjevë, zjarr fushor dhe malor.
“Në të gjitha këto lokacione , NJPZSH janë në veprim, deri sa në Rajonin e Pejës, Bjeshkët e Nemuna në veprim përveç NJPZSH( Njësive Profesionale Zjarre fikje Shpëtim) janë edhe njësi të FSK-së dhe mbështetje sipas kërkesës edhe nga KFOR-i”.
Ndryshe, deri tani lidhur me zjarrvënie, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar. Njëri është arrestuar në Zubin Potok dhe tjetri në Babimovc të Obiliqit.