LAJME

Sipas raportit të IKSHPK-së, rreth 20 mijë persona të prekur me Covid-19 në Kosovë

Sipas raportit të IKSHPK-së, rreth 20 mijë persona të prekur me Covid-19 në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2020, 08:30

Që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

19.842 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 681 prej tyre kanë vdekur.

15.520 pacientë janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive është 3.641.

“Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika