LAJME

Sipas raportit të fundit të ASK-së, bie çmimi i vajit dhe detergjentit

Sipas raportit të fundit të ASK-së, bie çmimi i vajit dhe detergjentit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2023, 11:48

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë brenda javës.

Ndër artikujt bazik ku vërehet rënie e lehtë e çmimit, është ai i vajit ushqimor dhe detergjentit. Vaji ushqimor ka shënuar rënie për 9 centë, nga 2.03 euro sa ishte me 18 shkurt tani ka renë në 1.93 euro.

Kurse detergjenti për rroba nga 3.72 euro sa ishte me 18 shkurt, tani ka renë në 3.56 euro.

Ndërsa çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.

Muaj më parë në valën e rritjes së çmimeve, çmimi i vajit ushqimor në Kosovë kishe arritur deri gati në 4 euro.

Tabela e publikuar nga ASK:

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika