LAJME

Sipas OKB-së, viti 2024 do të shënojë rekorde të nxehtësisë

Sipas OKB-së, viti 2024 do të shënojë rekorde të nxehtësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Mars 2024, 19:42

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka thënë se temperaturat e larta pritet të rriten për të paktën 1.5 gradë celsius gjatë vitit 2024.

Sipas raportit, viti 2024 do të jetë dukshëm viti më i nxehtë ndonjëherë, duke tejkaluar rekordin e regjistruar në vitin 2023.

“Ekziston një probabilitet i lartë që viti 2024 të thyejë sërish rekordin e 2023”, ka thënë shefi i monitorimit të klimës, Omar Baddour.

Ndërkaq, shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar “fatkeqësi”.

“Toka po lëshon një thirrje fatkeqësie. Ndotja nga derivatet fosile po rrit kaosin klimatik. Ndryshimet po përshpejtohen”, ka thënë Guterres.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika