SPORT

Sipas mediumit rumun, Rumania pranon të luajë me Kosovën në kualifikueset për “EURO 2024”

Sipas mediumit rumun, Rumania pranon të luajë me Kosovën në kualifikueset për “EURO 2024”
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2022, 13:47

Kombëtarja e Rumanisë ka pranuar që të luajë me Kosovën në kuadër të kualifikuesve për EURO 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi rumun GSP.ro.

Ndonëse ditë më parë u përfol se ata nuk do ta pranojnë një ndeshje ndaj një vendi të cilin s’e njohin, ky qëndrim është zbutur tashmë.

Sigurisht, në rast mosluajtje do të ndërmerreshin masa ndaj ekipit rumun, që do mund ta çonin drejt përjashtimit nga gara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika