- Reklama -

Sipas bastoreve ndërkombëtare, Shqipëria do të jetë e fundit në “Eurovision”

Kënga “Duje” e Albinës me familjen Kelmendi, që do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovisionin” e vitit 2023, është kuotuar nga bastore të ndryshme ndërkombëtare si me më së paku shanse për ta fituar çmimin e parë.

Më 13 maj në qytetin e Liverpolit në Britani të Madhe do të mbahet finalja e madhe e “Eurovisionit”. Në edicionin e sivjetmë, të 67-tin, do të marrin pjesë 37 shtete, përfshirë edhe Izraelin dhe Azerbajxhanin. Për bastoret, gjasat e Shqipërisë për ta fituar këtë garë janë shumë të pakta, ashtu siç thoshte edhe analiza e transmetuesit britanik, BBC.

- Reklama -

“Skybet” dhe “Unibet” e kuotojnë me 501 euro fitoren e Shqipërisë në “Eurovision”. Edhe bastore të tjera të ndryshme po e kuotojnë më së larti Shqipërinë. Në bastore, sa më e madhe të jetë kuota, aq më e vogël është mundësia për të fituar.

“Skybet” dhe “Unibet” e kuotojnë me 1.83 euro fitoren e Suedisë, që po llogaritet si favoritja kryesore. Vendi nordik do të përfaqësohet nga Loreen me këngën “Tattoo”. Loreen kishte arritur ta fitonte “Eurovisionin” në vitin 2012 me këngën “Euphoria”.

Përveç Suedisë, bastet në mesin e favoritëve e kanë futur edhe Finlandën, Ukrainën, Norvegjinë dhe Spanjën. Por Suedia është bindshëm favorite.

Me jo pak polemika qe shoqëruar triumfi i Albinës me familjen e saj Kelmendi në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, dhjetorin e kaluar. Kishte qenë hera e parë në historinë e Festivalit që vendimin s’e mori juria profesionale, por publiku.

Shqipëria në “Eurovision” debutoi më 2004 me Anjeza Shahinin. Albina Kelmendi është këngëtarja e tretë nga Kosova që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision” pas Linda Halimit me “World” në vitin 2017, që nuk arriti në finale dhe Rona Nishliut me “Suus” në vitin 2012, e cila me vendin e pestë mbetet rangimi më i lartë i Shqipërisë në “Eurovision”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dua Lipa flet shqip në një intervistë për revistën prestigjioze “Vogue”

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi...

Ramë Lahaj performon në gjuhën shqipe në Ankara

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj ka patur një...

Besa Kokëdhima performon në natën e dytë të “Eurovision 2024”

Shqipëria përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”. Performanca e...

Meda dhe Vjollca Haxhiu sjellin hitin më të ri për fundvit

Këngëtarët e mirënjohur të estardës shqipëtare, Mehdin Përgjeçaj -...

​Lorik Cana tregon pse zgjodhi bashkëshorten italiane e jo shqiptare

Si rrallë herë, Lorik Cana flet për njohjen me...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort