Çekia do të shtyjë përpara agjendën e Ballkanit Perëndimor përgjatë kohës sa do të kryesojë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Një nga çështjet për të cilën do të bëjnë përpjekje për të lëvizur përpara është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, raporton Euractiv, transmeton Gazeta Express
Kështu ka thënë ambasadorja e Çekisë në Sarajevë, Ivana Hlasova.
“Këtij vendi iu vendosen kushte dhe i plotësoi disa vite më parë, siç e konfirmoi Komisioni Evropian në atë kohë. Megjithatë, kërkesa për pajisje me viza nuk është hequr ende. Kjo është një çështje e qartë për ne dhe ne do të përpiqemi ta çojmë përpara aq sa mundemi”, ka thënë Hlasova.





