Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe të fillojë hartimin e Projektligjit për Paga.
Sipas BASPK-së, një gjë e tillë është e nevojshme, sidomos pas situatës në Ukrainë.
“E thërrasim Partnerin Tonë Social – Qeverinë që të merret më këmbëngulshëm e më profesionalisht me hartimin e Projektligjit për Paga, duke i përfshirë edhe kapacitetet tona profesionale, dhe të hapë rrugë për Pagën Minimale e edhe për Kontratën Kolektive, për këto akte të rëndësishme e tejet të nevojshme juridike të cilat po tejzvarriten” thuhet tutje në njoftim.
Sipas BSPK-së, kjo zvarritje nuk është aspak e mirë, pasi ishte premtuar nga ana e Qeverisë.