Ligji për Pagën Minimale i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, është kontestuar nga shumë ata që nuk e gëzojnë të drejtën e rritjes së pagës si dhe nga subjektet politike, të cilat i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi për rritjen e pagës minimale në Kosovë, nuk po mirëpritet as nga sektori privat i Kosovës. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë për Radio Kosovën se punëtorët presin rritje më të lartë të pagës minimale, derisa thotë se qeveria me këto politika, është duke e humbur fuqinë punëtore.
“Të gjithë ata punëtorë që do të paguhen me këtë pagë minimale janë këta punëtorë që kryejnë shërbime për institucione shtetërore si: kompanitë private kanë marrë tenderë për kryerjen e shërbimeve në institucione shtetërore p.sh pastrimin e objekteve të qeverisë, mirëmbajtjen e spitaleve dhe objekteve të tjera, kjo do të jetë me efekt negativ. Ne mendojmë se kjo duhet të jetë patjetër 450 euro për këtë vit dhe 500 vitin tjetër. Për një kohë shumë të shkurtër, humbësi më i madh do të jetë qeveria, sepse me këto politika është duke e zbehur dhe humbur fuqinë punëtore”, ka thënë Azemi.





