Sindikata e Policisë së Kosovës gjatë së mërkurës ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në objektin e MPB-së ka hyrë kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri, i cili në këtë takim pritet të dorëzojë 14 kërkesat e pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive tjera, rreth përmirësimit të kushteve të punës.
NJSI-ja, si njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, po kërkon ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë. Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.





