Home LAJME Sindikata e Policisë së Kosovës forcon bashkëpunimin rajonal në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari

Sindikata e Policisë së Kosovës forcon bashkëpunimin rajonal në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari

0
Sindikata e Policisë së Kosovës forcon bashkëpunimin rajonal në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari

Nga data 12–14 shtator, Kryesia Ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorë, ishte pjesë e edicionit të 23-të të Sporteve dhe Takimeve Sindikale të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë së Veriut, të mbajtura në Ohër.

“Ky aktivitet tradicional mblodhi rreth 400 pjesëmarrës, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit me sindikatat mike”, thuhet në njoftim.

Ndërsa më 20–22 shtator, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës mori pjesë në Spartakiadën e Tretë të TUFEMI-t (Unioni i Federatave të Punonjësve të Ministrive të Brendshme) të zhvilluar në Primorsko të Bullgarisë, ku morën pjesë mbi 200 garues nga vendi dhe nga sindikatat partnere ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja në këto aktivitete përforcon angazhimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës për bashkëpunim rajonal, solidaritet sindikal dhe ndërtimin e urave të miqësisë mes kolegëve policorë në rajon dhe Evropë”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here