• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, October 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Sindikata e Policisë paralajmëron masa nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre

tvprizreni by tvprizreni
December 24, 2020
in LAJME, VENDI
0
Sindikata e Policisë paralajmëron masa nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre
0
SHARES
188
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës realizimin e të drejtave për zyrtarët policorë të cilët kanë punuar dhe punojnë në kohë pandemie për parandalimin e COVID-19.Sipas një njoftimi për media, ata thonë se nëse pagesat e tyre nuk kryhen në këtë fund vit do të shikojnë mundësinë e marrjes së masave më radikale në mënyrë që të realizojnë të drejtat e tyre.Policia ka thënë se angazhimi për parandalim të COVID-19 vazhdon edhe më tutje “dhe sa vije e shtohen detyrat dhe punët e çdo zyrtari policor, ndërsa realizimi i të drejtës për zyrtarin policor as nuk ishte prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe siç po duket vazhdon të mos jetë”.

Njoftimi i plotë:Sindikata e Policisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 22.12.2020 në Prishtinë, ka vlerësuar punën e Zyrtarëve Policor të cilët ishin gjatë tërë vitit të angazhuar të parët në betejën kundër pandemisë COVID-19, edhe përkundër angazhimeve tjera të shumta që kanë sipas ligjit.Mirëpo në asnjë kohë dhe në asnjë formë nuk është ndal së realizuari objektivat e veta, edhe pas shumë sulmeve kohëve të fundit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjithashtu ka realizuar edhe detyrat e saja të dala nga masat, gjegjësisht vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me parandalimin e COVID-19 në implementim të ligjit anti-COVID.

Qeveria e Republikës së Kosovës është në njohuri se zyrtarët policor ishin të infektuar me COVID-19, ku përveç vuajtjes nga sëmundja kishin edhe shpenzime të jashtëzakonshme. Policia e Kosovës deri më tani ka humbur 12 zyrtarët policorë nga COVID-19 dhe mbi 1.400 të infektuar, edhe përkundër kësaj ata ishin në ballë të luftës në parandalimin e kësaj sëmundje që është dhe vazhdon të jetë breng për tëre botën.Angazhimi për parandalim të COVID-19 vazhdon edhe më tutje dhe sa vije e shtohen detyrat dhe punët e çdo zyrtari policor, ndërsa realizimi i të drejtës për zyrtarin policor as nuk ishte prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe siç po duket vazhdon të mos jetë.Dhe mu për këtë ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me datën 22.12.2020, kërkon me ngulm realizimin e të drejtave themelore të zyrtarëve të Policisë së Kosovë si dhe stafit civil në Policinë e Kosovës, të parapara me ligjet e vendit dhe të përshkruara në vendimet dhe zotimet e Qeverisë të premtuara në takimet e fundit .Sindikata e Policisë së Kosovës i rikujton Qeverisë së vendit se pagesa e pakos emergjente, pagesa e ushqimit e bazuara në ligj dhe pagesa e orëve të punës varësisht kohës në punë përfshirë vikendeve dhe në festa, si dhe pagesa ndërrimin të natës në mënyrë të dinjitetshme të jenë prioritet i ekzekutivit të vendit për këtë vit, për të gjithë zyrtarët policorë dhe stafit civil e jo të jenë kërkesa në pritje në realizim pasi që në asnjë mënyrë nuk do lejojmë të shtyhen këto kërkesa si gjithnjë.Mos pagesa e tyre do shtyjnë Sindikatën e Policisë së Kosovës që edhe në ketë fund vit të shikoj mundësin e marrjes së masave më radikale në mënyrë që të realizoj të drejtat e tyre .Andaj presim dhe jemi të bindur që Kryeministri i vendit në detyrë dhe Ministri MPB-së në detyrë t’i marrin prioritet këto kërkesa të pjesëtarëve të PK-së të cilat ju takojnë me të drejt të plotë sipas ligjeve aktuale dhe të realizojnë.

Free Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
free download udemy course
download xiomi firmware
Free Download WordPress Themes
online free course
Previous Post

Kryeministri Hoti falënderon personelin shëndetësor për punën e jashtëzakonshme

Next Post

“Liria ka Emër” sjell rrëfimin emocionues të ish-ushtarit të UÇK-së

Next Post
“Liria ka Emër” sjell rrëfimin emocionues të ish-ushtarit të UÇK-së

“Liria ka Emër” sjell rrëfimin emocionues të ish-ushtarit të UÇK-së

Të Fundit

Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë

Bërnabiq për Radoiçiqin: Jemi shtet i së drejtës, do të hetohen të gjitha rrethanat

October 4, 2023
Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Bazel

Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Bazel

October 4, 2023
Hovenier: ShBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Hovenier: ShBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

October 4, 2023
Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia në vitin 1999

Hill: Kriza e fundit nuk do të thotë se duhet të injorohet krijimi i Asociacionit

October 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë

Bërnabiq për Radoiçiqin: Jemi shtet i së drejtës, do të hetohen të gjitha rrethanat

October 4, 2023
Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Bazel

Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Bazel

October 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.