“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 pjesën e katërt të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.
Valës së migrimit të fundit nga Kosova, i janë bashkuar edhe punonjësit e sektorit publik bashkë me mjekët, po largohen edhe zyrtarët që shërbejnë në institucionet e sigurisë së vendit. Fakt ky i cili po konsiderohet mjaft shqetësues për të ardhmen e Kosovës.
Këto pretendime i konfirmojnë edhe në Sindikatën e Policisë së Kosovës, ndonëse mungojnë të dhëna zyrtare mbi numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje nga ky institucion për të marrë rrugë drejtë vendeve të BE-së.





