- Reklama -

Sindikata e Policisë i drejtohet Avokatit të Popullit për monitorimin e të drejtave të zyrtarëve policorë të ndaluar

Sot, Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) ka njoftuar se në cilësinë e përfaqësimit të interesave dhe të drejtave të zyrtarëve policorë, i është drejtuar zyrtarisht Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, me kërkesë për përfshirje aktive në monitorimin dhe vlerësimin e të drejtave të pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët aktualisht ndodhen në mbajtje lidhur me rastin e ndodhur në Lipjan, ku një i ri ka humbur jetën.

Përmes kësaj kërkese zyrtare, SPK ka theksuar rëndësinë e:

- Reklama -
  • Mbikëqyrjes së respektimit të të drejtave themelore të të ndaluarve;
  • Vlerësimit të proporcionalitetit të masës së ndalimit, ku SPK konsideron se masa e ndalimit ka qenë e panevojshme dhe se kanë ekzistuar mundësi për masa më të arsyeshme;
  • Parandalimit të stigmatizimit publik dhe përdorimit të gjuhës paragjykuese ndaj zyrtarëve policorë;
  • Garancisë për një proces të drejtë dhe të paanshëm ligjor.

“Me të ndodhur rasti, SPK ka qenë aktive dhe e pranishme pranë kolegëve të ndaluar dhe familjeve të tyre. Kryetari i Sindikatës, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar familjet e pesë zyrtarëve policorë të ndaluar, duke ju shprehur përkrahje të plotë institucionale, morale dhe juridike. Po ashtu, është zhvilluar një takim në Stacionin Policor në Lipjan për të informuar dhe bashkëbiseduar me kolegët lidhur me zhvillimet dhe për të ofruar mbështetje konkrete. Në mbrojtje të integritetit profesional të zyrtarëve tanë, Sindikata ka bërë reagimin zyrtar në televizionin publik të RTK-së lidhur me rastin e ndodhur, duke kërkuar nga të gjithë akterë vendor institucional dhe mediatik që të kenë një qasje të paanshme, profesionale dhe të balancuar në pasqyrimin e ngjarjes”, njofton tutje SPK.

Gjithashtu, SPK u bën apel ish-eprorëve dhe ish-zyrtarëve policorë, të cilët janë tashmë të pensionuar ose për arsye të ndryshme nuk janë më aktivë në kuadër të Policisë së Kosovës, që në paraqitjet e tyre publike në media të shkruara apo elektronike, të jenë të kujdesshëm, të saktë dhe profesionalë në deklaratat e tyre.

“Ftojmë që çdo prononcim të bëhet në përputhje me Ligjin për Policinë e Kosovës, rregulloret dhe udhëzimet administrative të PK-së, duke pasur parasysh se fjala e tyre ka peshë dhe ndikim në opinionin publik dhe në imazhin e Policisë së Kosovës. SPK rikujton se nuk ndërhyn në procesin hetimor dhe nuk paragjykon rrjedhën e drejtësisë, por është e obliguar të kërkojë që ndaj çdo zyrtari të Policisë së Kosovës të ketë trajtim të drejtë, human dhe ligjor, në përputhje me të gjitha standardet vendore dhe ndërkombëtare. SPK – gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të zyrtarëve policorë”, përfundon reagimin SPK.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort