- Reklama -

Sindikata e Policisë e pakënaqur me vlerën e koeficientit

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se nuk janë të kënaqur me vlerën e koeficientit të pagave në sektorin publik (105), që u bë i ditur të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.

Në një prononcim për KOHËN, Zeqiri ka thënë se kanë kërkuar jo më pak se 50 për qind të vlerës së pagës minimale që ka kaluar në lexim të parë në Kuvend sivjet.

- Reklama -

“Për fillim, nuk jemi të kënaqur. Arsyen do ta sqarojë në një reagim. Kemi kërkuar jo më pak se 50 për qind të vlerës së pagës minimale që ka kaluar në lexim të parë në Kuvend. Nuk kanë rritje të gjithë zyrtarët policorë. E dinë Qeveria se kush janë ata. Kemi rritje vetëm të policit bazë. Duke pas parasysh se shtesat e rrezikshmërisë janë jashtëzakonisht minimale, me koeficientin e ri në xhepin e policit nuk hynë më shumë se aktualisht që e merr pagën”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka paralajmëruar se do të konsultohen me të gjitha sindikatat nëse do të ketë një reagim të përbashkët apo do ta bëjnë veç e veç.

Sipas vlerës së koeficientit të pagave për sektorin publik, drejtori i Policisë do ta ketë pagën 1522.5 euro, polici 525 euro, polici i ri 472.5 euro dhe kadeti 210 euro.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort