Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, përmes një komunikate për medie ka reaguar në lidhje me gjendjen e shërbyesve civil duke thënë se ata po trajtohen në mënyrë të pa barabartë në raport me kategoritë e tjera buxhetore që financohen nga buxheti i Kosovës.
Për këtë arsye ata me datën 22 janar i kanë dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, e të cilit i kanë paraqitur dy kërkesa.






