LAJME

Sindikata e KEDS: Paga mesatare, as nuk është, as nuk ka qenë kurrë 850 euro

Sindikata e KEDS: Paga mesatare, as nuk është, as nuk ka qenë kurrë 850 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2022, 15:32

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) ka shprehur shqetësim ditëve të fundit për lajmin e shpërndarë në disa mediume.

Kjo federatë i ka quajtur të pabaza raportimet se paga mesatare në KEDS/KESCO është 850 euro.

“Këto deklarata janë të pabaza dhe si rrjedhojë gjendja nuk është siç paraqitet në publik. Paga mesatare prej 850 euro në KEDS/KESCO nuk ka qenë dhe as nuk është, siç përflitet”, thuhet në reagim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika