EC Ma Ndryshe ka realizuar trajnimin për të rinjtë e Komunës së Prizrenit, lidhur me rolin, funksionimin dhe përgjegjësitë e Asamblesë komunale si dhe procesin e vendimmarrjes në nivel lokal. Në këtë aktivitet, krahas aspektit teorik pjesëmarrësit patën mundësinë që të sfidojnë veten edhe në rolin e asambleistit/es përmes simulimit të seancës së Asamblesë komunale.
Në pjesën e dytë të trajnimit ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, z.Sulltan Badalli, i cili ka njoftuar të rinjtë lidhur me funksionin e tij si dhe ka shpalosur përvoja nga drejtimi i seancave të Asamblesë komunale të Prizrenit. Ai ka përcjellë gjithë rrjedhën e seancës së simuluar nga të rinjtë dhe ka përgëzuar pjesëmarrësit për përkushtimin e treguar.






