Më pak kollë, por më shumë lodhje; më pak temperaturë, më shumë të përziera e të vjella, simptomat e Covid 19 po ndryshojnë.
Virusi po evoluon e po ndryshon armët me të cilat godet, thonë ekspertët. Tani mjaft nga të prekurit e rinj ankohen për dobësi të madhe trupore, lodhje, dhimbje të muskujve dhe të barkut, si edhe për të vjella, dhimbje koke e probleme gastrointestinale, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Krahasuar me një vit më parë, duket se sëmundja i ka modifikuar pasojat mbi organizmin tonë, dhe gjithmonë e më pak, efekti i koronavirusit po lidhet me problemet respiratore. Një studim britanik i realizuar me porosi të Ministrisë së Shëndetësisë, tregon nga 19 mijë pacientë të mbajtur nën vëzhgim, pothuajse gjysma nuk paraqesin më simptomat e zakonshme të lidhura me Covid 19, përfshirë këtu humbjen e shijes dhe të nuhatjes.
Gjithmonë e më shumë po shfaqen shenja të tilla si të vjellat dhe diarreja. Kjo valë e re duket se është prekur sidomos moshat më të reja. Shqetësimet e lidhura me aparatin tretës ishin ato që raportoheshin më pak në fillimin e pandemisë, por sot prevalojnë teksa mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike.