• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Monday, June 5, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Silvana, njeriu të cilit i besoi shumë Oliver Ivanoviq, po dyshohet të jetë vrasësja

tvprizreni by tvprizreni
November 26, 2020
in LAJME, VENDI
0
Silvana, njeriu të cilit i besoi shumë Oliver Ivanoviq, po dyshohet të jetë vrasësja
0
SHARES
605
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej fillimit, rrjedhat e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviq, kanë ndryshuar.

Asistentja e tij, nga njeriu që ndihmonte në zbardhjen e rastit, tash është bërë njeriu kryesor që ka marrë pjesë në vrasjen e shefit. Silvana Arsovic po dyshohet se është pjesëmarrësja, një ndër kryesoret në krimin që tronditi veriun e Mitrovicës, raporton Syri.net.

Gjykimi për këtë rast ka nisur. Sipas aktakuzës fillestare për vrasjen e Oliver Ivanoviq, sekretarja i tij dhe njëherit nashkëpunëtorja e ngushtë Silvana Arsovic ishte pjesëmarrëse në një grup kriminal, ndërsa ajo tani dyshohet se ishte pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në vrasjen e shefit (Oliver Ivanoviq)

Jovana Filipovic, avokatja mbrojtëse e Silvana Arsovic, thotë se në aktakuzë ka shumë parregullsi, duke përmendur heqjen e nenit 33, i cili i referohet ndihmës në kryerjen e një krimi, i cili zëvendësoi nenin 89 ku thuhet se të dyshuarit kryen krimin e vrasjes së rëndë, raporton Syri.

Padia e re urdhëroi që të dyshuarit, Nedeljko Spasojevic, Marko Rosic dhe Rade Basara, të cilët janë në paraburgim (dy të parët nga 23 nëntor 2018 dhe i treti nga 16 tetor 2019) të zgjatet, dhe të dyshuarit e tjerë Zarko Jovanovic, Dragisa Markovic dhe Silvana Arsovi? zëvendësoi masën e raportimit të policisë me masën e arrestit shtëpiak. Aktakuza e fundit përfshin edhe dy persona të tjerë të paidentifikuar të cilët renditen si pjesëmarrës.

Prokuroria Speciale akuzon 6 persona për vrasjen e Ivanoviqit, në arrati i dyshuari kryesor Milan Radojçiq. Një grup i strukturuar kriminal është themeluar në Veri të Mitrovicës që nga viti 2011. Ndërsa të gjithë anëtarët janë udhëhequr nga dy persona.

Bëhet fjalë për Zvonko Veselinoviqin e nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojciqin.Madje Prokuroria Speciale ka prova se me urdhër të tyre prapa shpinës është ekzekutuar politikan serb Oliver Ivanociq.Për këtë krim që ndodhi në janar të viti 2017 Prokuroria Speciale, këtë të hënë ka ngritur aktakuzë për 6 persona, shkruan Syri.

Tre nga ta ndodhen në paraburgim ndërsa në aktakuzë është përfshi edhe ish sekretaresha e Oliver Ivanoviqit Silvana Arsoviq.

Ajo akuzohet se ishte në dijeni se do të vritej Oliver Ivanoviq, dhe se qëllimisht kishte shkyçur kamerat e sigurisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës;Në kohën e aktit të kryerjes së vrasjes së të ndjerit Oliver Ivanoviq, e pandehura ka qenë në dijeni se kamerat e sigurisë në zyrat e “SDP”-së kanë qenë të ndalura në mënyrë të dhunshme, duke u ç’kyqur nga rryma, me ç’rast ju është mundësuar lehtësim të dyshuarve që të mos incizohen nga kamerat e sigurisë, kur të kryhet akti i vrasjes ndaj të ndjerit Oliver Ivanoviq. E njëjta më 16.01.2018, në ora 08:16 menjëherë pas vrasjes së Oliverit ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyrat e partisë “SDP”, e cila ka qenë duke punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.Të gjithë të përfshirit akuzohen se kanë marr pjesë në grup të strukturuar kriminal.

Ky grup sipas prokurorisë kanë kryer vrasje të rëndë e keqpërdorim të detyrës zyrtare.Në këtë aktakuzë në mesin e më të përmendurve është serbi Nedeljko Spasojeviq.Prokuroria Speciale e Kosovës;I pandehuri N.S., ( Nedeljko Spasojeviq) ka bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit e panjohur që të kryejnë vrasjen e Oliver Ivanoviq, me ç’rast me dashje dhe dijeni i ka ndihmuar të dyshuarve të panjohur në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke krijuar kushtet dhe mënjanuar pengesat për kryerjen e veprës penale, ku i njëjti u ka lehtësuar të dyshuarve që të marrin veturën e markës Opell Astra, pa targa me dritare të errësuara, ta përcjellin të njëjtën veturë në drejtim të qytetit, nga e cila veturë është shtënë gjashtë herë në të ndjerin Oliver Ivanoviq.Edhe policët e Kosovë nga komuniteti serb, kanë bashkëpunuar ngushtë me këtë grup kriminal, duke mos e siguruar vendin e ngjarjes e madje duke fshehur edhe provat nga skena e krimit.

Madje polici Marko Roshiq, kishte bashkëpunuar ngushtë me këtë grup edhe para kryerjes së kësaj vrasje.Prokuroria Speciale e Kosovës;I pandehuri M.R. (Marko Roshiq) ka bashkëpunuar ngushtë me të pandehurit N.S., R.B., M.R., Z.V. dhe Zh.B. me dashje dhe dijeni ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, duke e përcjellë viktimën Oliver Ivanoviq, para vrasjes, ndërsa pas vrasjes së të ndjerit në xhepin e tij është gjetur një copë letër me targa të veturës KM-014-FZ i markës xhip Santa FE me ngjyre të zezë, e cila veturë e ka përcjellë pas vrasjes së viktimës edhe vëllain e viktimës M.I.

Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 të KPK-së lidhur me nenin 33 paragrafi 2 i KPRK-së.Për këtë rast në arrati ndodhen Milan Radojciq e Zvonko Veselinoviq, ndaj të cilëve tani më është lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar nga Kosova.

Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
online free course
download samsung firmware
Premium WordPress Themes Download
download udemy paid course for free
Previous Post

Zhduken dy vëllezër nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmë për t’i gjetur

Next Post

Ministri Zemaj tregon se a do të hiqet të dielën ora policore

Next Post
Ministri Zemaj tregon se a do të hiqet të dielën ora policore

Ministri Zemaj tregon se a do të hiqet të dielën ora policore

Të Fundit

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

June 5, 2023
Apple të hënën lanson produktin e saj më të madh ndër vite

Apple të hënën lanson produktin e saj më të madh ndër vite

June 5, 2023
Lista Serbe i ka dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme

Lista Serbe i ka dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme

June 5, 2023
Rashica me këngën e Shkurte Fejzës në festën e Galatasarayt

Rashica me këngën e Shkurte Fejzës në festën e Galatasarayt

June 5, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

June 5, 2023
Apple të hënën lanson produktin e saj më të madh ndër vite

Apple të hënën lanson produktin e saj më të madh ndër vite

June 5, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.