LAJME

Siguria në Kosovë, temë kyçe në takimin mes drejtuesve të KFOR-it dhe NATO-s

Siguria në Kosovë, temë kyçe në takimin mes drejtuesve të KFOR-it dhe NATO-s
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2026, 20:32

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaë, ka pritur të hënën në Kampin Novo Sellë komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), admiralin George M. Wikoff.

Gjatë vizitës në Kosovë, admirali Wikoff është informuar për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe për angazhimet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Ai gjithashtu ka zhvilluar takime me pjesëtarë të misionit të KFOR-it, ndërsa gjeneralmajor Ulutaë e ka shoqëruar në një fluturim vëzhgues me helikopter përgjatë vijës kufitare administrative (ABL).

Gjatë këtij fluturimi, komandanti i KFOR-it i ka prezantuar admiralit Wikoff aktivitetet e patrullimit dhe praninë e trupave të KFOR-it përgjatë kësaj zone.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika