LAJME

Siguria në burgje, Haxhiu takon udhëheqësit e institucioneve korrektuese

Siguria në burgje, Haxhiu takon udhëheqësit e institucioneve korrektuese
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Qershor 2023, 13:02

Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me zëvendësministrin, Blerim Sallahu, takuan Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani dhe udhëheqësit e institucioneve korrektuese.

Gjatë takimit, u diskutua për çështjet e sigurisë dhe zbatimit të programeve rehabilituese në institucionet korrektuese. Ministrja Haxhiu shprehu vullnetin për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë personave që ndodhen në mbajtje brenda institucioneve korrektese.

Takimi u fokusua në rëndësinë e sigurisë së institucioneve korrektuese, parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, si dhe në zbatimin e programeve rehabilituese të cilat ndihmojnë në riedukimin dhe ri-integrimin e personave të burgosur në shoqëri.

Tutje zëvendësministri Sallahu shprehu përkushtimin e pakursyer për të zhvilluar dhe përmirësuar këto programe, në mënyrë që të kontribuojnë në përgatitjen e personave të dënuar për një jetë të suksesshme pas lirimit të tyre.

Ministrja Haxhiu i falënderojë stafin për punën e deritanishme si dhe u premtoi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjen e plotë në rrugën drejt rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të programeve rehabilituese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika