Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore-Prishtine dhe Gjykatën Themelore-Prishtinë, pas hetimeve disamujore duke zbatuar edhe masat e fshehta teknike të hetimit të fshehtë, më 16.12.2021, ka ndërmarrë operacion taktik për kontrollimin e disa lokacioneve në regjionin e Prishtinës nën dyshimin e bazuar se të dyshuarit janë duke u marrë me kultivim të bimëve të kanabisit.
Në fshati Shkabaj Prishtinë, gjatë kontrollimit të shtëpisë se të dyshuarit A.Zh., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) është gjetur laborator për kultivimin e kanabisit (bimët ishin në fazën finale të rritjes dhe brenda dhjetë ditëve pritej vjelja e tyre).
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar/sekuestruar: 594 vazo të mbjella me bime të kanabisit (me gjatësi rreth 2 metra dhe peshë të përgjithshme rreth 300 kg), sistemi i ventilimit, pajisjet për ndriçim, pajisjet për ujitje të bimëve, 10 pako me pesticide, 2 vetura, një revole 7.65 mm, 8 fishekë, 3 telefona si dhe prova tjera materiale.





