• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, June 3, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Si u shmang katastrofa e zjarrit në autostradën Shqipëri-Kosovë

tvprizreni by tvprizreni
August 10, 2021
in LAJME
0
Si u shmang katastrofa e zjarrit në autostradën Shqipëri-Kosovë
0
SHARES
619
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me ndihmën e efektivëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u shmang katastrofa e zjarrit në autostradën Shqipëri-Kosovë.

Një vatër shumë e rrezikshme zjarri masiv, mbi tunelin e Kalimashit, në Autostradën Shqipëri-Kosovë u mbyll në orët e para të ditës së sotme, (10.08) duke shmamgur një katastrofë të mundshme, bllokimin e lëvizjes, jetën dhe banesat e fshatrave pranë tij.

Era e fortë përhapi zjarret nga Mali i Rrunës, që prej disa ditësh është pushtuar nga zjarri, në terrenin mbi tunelin e Kalimashit duke rrezikuar sigurinë e lëvizjes në këtë autostradë dhe banesat në fshatrat përreth. Vatra e re e zjarrit mbi këtë tunel u vu nën kontroll me ndihmën e efektivave të Forcës së Sigurisë së Kosovës,(FSK) dhe strukturave zjarrfikës të Kosovës dhe Kukësit.

Burime zyrtare bënë me dije se nga Kosova mbërritën 9 automjete zjarrfikëse dhe 34 zjarrfikës.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj e bëri të ditur angazhimin në median sociale, duke shkruar, se ndërkohë “një kontigjent i FSK është nisur drejt zonave të prekura nga zjarret për t’u angazhuar në operacione bashkë me forcat reaguese të Shqipërisë.” Të martën (10.08) autoritetet shqiptare kanë njoftuar, se efektiva të Forcave të Armatosura bashkë me ato të FSK dhe strukturat zjarrfikëse të Kukësit do të vazhdojnë operacionet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarreve masive. Mali i Rrunës, (1875 metra) vazhdon të mbetet i pushtuar nga zjarret dhe ka burime vatrash zjarri në zonat rreth tij.

Vatra të reja zjarresh edhe në rajone të tjera

Vatra të reja zjarri krijohen vazhdimisht krahas dy vatrave më shqetësuese: njëra në Gadishullin e Karaburunit (Vlorë) dhe tjetra në Malin e Rrunës, ( Kukës). Të tilla vatra janë hapur edhe në rajonet jug-lindore të Shqipërisë, në Korçë dhe Pogradec, ku zjarri ka përfshirë pyllin e Mokrës. Në Thirë, (Mirditë) vatra disa ditore e zjarrit, ka rrezik të përhapet në zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e mbrëmshme, (09.08) për situatën e zjarreve në gjithë territorin e vendit bëri me dije që “në gjysmën e sipërfaqjes së prekur nga zjarri në pyjet e Voskopojës situata është drejt përmirësimit”.

Një vatër tjetër zjarri e rrezikshme e hapur së fundi është ajo në kufirin me Malin e Zi, në zonën e quajtur,”Qafa e Tërkuzit” që po ndiqet “me seriozitet” thekson deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes. “Me ndërhyrje të përqëndruar nga toka dhe ajri tanimë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të nomalizuar situatën”, bën me dije Ministri i Mrojtjes, Niko Peleshi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, (IGJEUM) sot, (10.08) dhe nesër (11.08) pritet të jenë të rrezikuara nga zjarret zona në Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme: qindra hektarë pyje dhe kullota të djegura, fshatra të evakuara. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz. Viktimë e vetme mbetet Andrea Haxhiraj, 64 vjeçari nga fshati ”Azim Zeneli” në Lunxheri, Gjirokastër, që humbi jetën nga asfiksimi në mbrojtje të vreshtës së tij që kishte marrë flakë.

Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
download udemy paid course for free
download micromax firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
free online course
Previous Post

Policia e Kosovës shqipton 1,504 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

Next Post

KMDLNJ-ja kërkon ndërprerje të dënimit për të burgosurit që vuajnë nga sëmundje të rënda

Next Post
Tentim vrasje me thikë, katër vjet burgim për të akuzuarin nga Ferizaj

KMDLNJ-ja kërkon ndërprerje të dënimit për të burgosurit që vuajnë nga sëmundje të rënda

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

June 3, 2023
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

June 3, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.