LAJME

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, disa fshatra të Prizrenit mbesin edhe pa furnizim me ujë

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, disa fshatra të Prizrenit mbesin edhe pa furnizim me ujë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2024, 09:36

KRU “Hidroregjioni Jugor” përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, disa fshatra të komunës së Prizrenit do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijes.

Problemi kryesor do të paraqitet në stacionin e pompave “SOZI” Nashec dhe zonat të cilat do të afektohen nga ndërprerja e furnizimit me ujë janë :

Fshati Planej;
Fshati Gorozhup;
Fshati Mile;
Fshati Mazrek;
Fshati Gjonaj;
Fshati Grazhdanik;
Fshati Nashec;
FshatiTupec;
Fshati Atmaxhë;
Fshati Kobaj;
Fshati Vlashnje;
Një pjesë e Qytetit të rrugës së Nashecit dhe
Kojush.
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika