Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u arrestua gjat një udhëtimi në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë, ku kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarët.
Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur agjentë të BKH-së, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë. Pamjet nga momenti i arrestimit i ka publikuar Report TV.
Si në filma – Momenti kur arrestohet Ilir Meta

Pritet që ai të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.
Video mund ta shikoni KËTU
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

