Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se kërkesat për të përfituar nga subvencionet e Qeverisë për paga të punëtorëve apo për qira, për bizneset që pësuan rënie të ndjeshme në të hyra, mund të dorëzohen përmes sistemit elektronik deri më 11 maj.
Si mund të aplikoni për subvencionim nga Qeveria për pagat e punëtorëve apo qira dhe deri kur është afati

ATK-ja ka njoftuar se për subvencionim të pagës së punëtorëve, punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për Paga), të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK.“Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën”, thuhet në njoftim.
Ndërsa për subvencionim të qirasë, qiramarrësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë”, (vetëm pjesën e dytë për Qira) si dhe të bashkëngjis listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Shkurt 2021.
“Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Ngarko dëshmitë/kontratat duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit”, thuhet tutje në njoftim.ATK-ja po ashtu e ka publikuar edhe një udhëzues për aplikim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




