Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka folur në Frontal të T7 thotë se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ka ftohje, por kjo nuk është arsyeja e mungesës së sotme të Jasharajt në Komisionin për Arsim.
Pas përvojës jo të mirë, për shkak të sulmeve nga deputetët e shumicës, Rrahman Jasharaj nuk ka shkuar sot në Komisionin parlamentar. Kolegu i tij Ymer Ymeri thotë se në takim sot kanë zgjedhur të shkojnë ata që e përfaësojnë vetëm SBASHK-un, e jo të gjitha sindikatat në vend.
“Nuk është diçka serioze, por ka pasur një ftohje për shkak të angazhimeve të tij dyditore, sa ka qenë drejtoreësha evropiane e sindikatave të arsimit, dhe, sipas të gjitha gjasav, edhe kështu ka qenë në një tretman, me terapi, por është duke u përmirësu”, ka thënë Ymeri.





