Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva-Dërmaku ka thënë se në shumicën e komunave në vend, kamerat e vendosura në sheshet publike janë legale.
Sipas saj, AIP ka kërkuar nga autoritetet që kamerat e vendosura nëpër sheshe publike të jenë sipas kritereve ligjore, pasi autoritet për t’i mbikëqyr këto kamera është vetëm Policia e Kosovës
Ajo ka thënë për Ekonomia Online se nga shumica e komunave kanë marrë konfirmimin se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet sipas vendimit që e ka lëshuar ky institucion.
“Agjencia vitin e kaluar në bazë të planit të inspektimit ka bërë inspektimin në të gjitha komunat e Kosovës, përjashtuar komunat serbe në veri, ku ka kërkuar nga autoritetet që kamerat që vendosen nëpër sheshe publike të jenë sipas kritereve ligjore, i vetmi autoritet që ka të drejtë t’i mbikëqyr kamerat në sheshe publike është Policia e Kosovës, deri më sot në shumicën e komunave që kemi lëshuar vendime tashmë edhe e kemi shkresën thuajse ku na kanë njoftuar se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet sipas vendimit që e kemi lëshuar ne si Agjenci dhe sot në shumicën e komunave kamerat të cilat janë të vendosura në sheshet publike janë legale”, ka thënë Sogojeva-Dërmaku.